Në sytë e udhëtarit të huaj, ende sot Ballkani vijon të jetë i mbështjellë me një vel folklorik të krijuar që nga epoka kur Gadishulli ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Në kohët moderne ky vel është rinovuar nga nevoja për konsum turistik, duke krijuar në shumë raste një imazh fals të së shkuarës dhe një imazh finto-folk të tyre.
Në këtë mjedis edhe Shqipëria ka ndjekur të njëjtën rrjedhë, por të sfazuar me rreth gjysmë shekulli, për shkak se ajo e arriti pavarësinë nga Turqia e fundit midis kombeve ballkanikë. Por ndoshta kjo vonesë eshtë shkaku që, midis këtyre kombeve, Shqipëria ja doli të krijojë një imazh të sajin sa folklorik aq edhe modern.
Në Shqipërinë e pragut të epokës moderne, bashkëjetonin elemente të mesjetës më të thellë me elemente të moderinetit që po vinte. Kjo bashkëjetesë ekspremesh e ka shoqëruar jetën e saj opërgjatë gjithë shekullit XX e deri në ditët tona. Eshtë pikërisht ky imazh old-new fashion që përbën thelbin e këtij Muzeu.